Pushuesit dhe vizitorët që do të zgjedhin këtë verë Lezhën do të kenë mundësi të eksplorojnë lehtësisht edhe malin e Rrencit. Një shteg mjaft interesant që përshkon kurrizin malor të një zone që më parë ka qënë e banuar duke shijuar pamjet e mrekullueshme që natyra ka krijuar në këtë zonë, historinë, kulturën dhe panoramën e bukur që e shoqëron këtë udhëtim. Për ta bërë më të lehtë udhëtimin, që mund të bëhet në kembë, me biçikletë mali, motora apo fuoristrada, Drejtoria e Turizmit e Kulturës në Bashkinë e Lezhës ka realizuar edhe markimin e këtij shtegu që nis në hyrje të rrugës për tek rana e hedhun dhe vijon ngjitjen e malit.
Janë 16 km shteg që tani do të mund të eksesohet më lehtë përshkak të sinjalistikës që është vendosur, por eksploratorët orientohen edhe për drejtimin e objekteve të kultit dhe vlerave kulturore që ndodhen në këtë zonë. Ecja do të ju prezantojë para vetes bimësi mjaft të larmishme edhe me bimë medicionale që mund të merren në kthim siç është sherebela, trandafili i egër, lisna, dardha e egër apo edhe thanat, por gjithmonë sipas stinës së pjekjes së tyre.
Rrugës do të ndeshni banesa të braktisura, disa prej të cilave po rikonstruktohen nga banorët që më parë kanë jetuar në to për ti kthyer në bujtina, por edhe shkollën e vjetër dhe mënyrën sesi ka jetuar fshati Rrenc para se ai të braktisej pas viteve 40. Kisha e Shen Nikollit do të jetë objekti i parë që do të ndeshni, një objekt kulti mbi 600 vjeçare që është në gjendje shumë të mirë dhe mjaft e bukur për tu parë ndërsa ndodhet brenda një rrethimi me lisa të mëdhenj.
Tumat ose kodërvárret ilire të tipi dalmatin që vendasit i quajnë mogila janë një vlerë e jashtëzakonshme pasi datojnë prej më shumë se 3500 vitesh dhe janë shumë pak të eksploruara edhe pse madhështua e tyre është e jashtëzakonshme. Rrënojat e Kishës së Shen Pjetrit, shtepia e klerikut simbol të antikomunizmit At Zef Pllumi, shumë shtëpi tipike të zonës, shpella e lera (pellgje për grumbullimin e ujit), puse e livadhe do të shoqërojnë këtë udhëtim deri në kthim. Rrugës do të ndeshni edhe banorë që punojnë në këtë mal pavarsisht vështërsive dhe arrijnë të krijojnë produkte natyrale bujqësore dhe blegtorale.
Në kthim, ndërsa keni pushuar në livadhet e shumta, do të përshkoni një kurrizore poshtë të cilit shtrihet plazhi i mrekullueshëm i Ranës së Hedhun, monument natyre që vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë për veçoritë dhe pamjen e mahnitshme. Ndërsa poshtë kaltërsia e detit do të ju mbushë pamjen, gjelbërimi do të ju mbushë frymëmarrjen dhe do të ju bëjë që të parashikoni menjëherë kthimin.
Duke ndjekur tabelat dhe sinjalet të ngjyrosura në gurë e shkembinj do të keni më të lehtë për të lëvizur edhe pa patur nevojën e udhërrëfyesit. Banorët do të ju japin shumë informacion, më shumë se çdo udhërrëfyes sepse ata dinë historinë, traditën, gojëdhënat dhe njohin bujarinë si gjënë më të vlefshme për ta, ndaj mos nguroni të këërkoni ndihmën e tyre në çdo rast. Ky është vetëm hapi i parë drejt shenjestrimit të të gjithë shtigjeva malore dhe itenerareve natyrore, kulturore e historic në Bashkinë e Lezhës, për të ngjallur interesin e pushuesve dhe vizitorëve gjatë stinës së verës. /Nga Gjergj FIGURI, për ShkodraWeb Media/