Shkruan në Facebook Benet BECI, deputet i Qarkut të Shkodrës: Janë më shumë se 400 familje peshkatarësh nga Shiroka, Zogaj e Malësia e Madhe që punën e jetesën i kanë të lidhura ngushtësisht me Liqenin e Shkodrës.
Puna e tyre e përditshme ka shumë mund e sakrifica dhe luan rol kyç në ekonominë e zonës, pasi ky komunitet peshkatarësh janë furnizuesit kryesorë të të gjitha subjekteve të kulinarisë në zonë, ndaj vëmendja duhet të jetë maksimale për kërkesat e tyre dhe mundësitë e lehtësimit të këtij procesi.