Reshjet e oreve te fundit dhe vershimi i ujit te lumit Kir ne Shkoder, ka krijuar probleme sidomos ne zonen e Bardhajve ne NJA Rrethina.
Furia e lumit Kir sjell me vete pervec ujit te rrembyeshem edhe gure apo inerte nga zonat malore, kryesisht te zones se Dukagjinit por jo vetem. Gjate rruges, ne shtratin e tij mbledh edhe prufje anesore nga perrenj.
Pervec rritjes se nivelit te ujit, tashme ka nisur te demtohet infrastruktyra rrugore ne afersi te Bardhajve. Nga raportimet, mesohet se ka nisur te gerryhet shtrati i rruges kryesore qe lidh Bardhajt me qytetin, duke rrezikuar gerryerjen e bazamentit te kembeve te ures qe ka emrin e fshatit.
Ne fotot e siguruara nga ShkodraWeb, situata shihet qarte. Eshte e domosdoshme qe kjo zone ne monitorohet, pasi demtimi i rruges apo edhe i ures ne Bardhaj, sjell probleme shume te medha per nje zone mjaft te banuar.
Nga ana tjeter, sapo moti ta mundesoje, duhet nderhyrje per te frenuar gerryerjen e tokes, sidomos ne kembet e ures se Bardhajve. Lumi Kir historikisht ka paraqitur rrezik per Shkodren, prandaj duhet nderhyre me shpejtesi.