Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Mamurras. Raportohet se një makinë është çarë në dysh nga trafikndarësja.
Siç mund të shihet nga këto foto mjeti është shkatërruar plotësisht. Mësohet se në makinë ndodhej vetëm shoferi, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Mësohet se mjeti tip “Wolkswagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë i riu ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërriti edhe Policia që ka nisur tanimë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.