Gjendja e makines se deputetit Aqif Rakipi qe shtypi ne oret e para te mengjesit nje 53- vjecar, tregojne se perplasja ka qene mjaft e forte. Deputeti Rakipi menjehere pas ndodhjes se aksidentit, eshte vetedorezuar ne polici ku ka dhene shpjegime per ngjarjen. Nderkohe, ai i eshte nenshtruar edhe testit te alkoolit i filmuar me kamerat e trupit te policise dhe ka rezultuar negativ, pra pa konsum alkooli. Viktima duket se eshte perplasur nga makina e deputetit sapo eshte ulur nga nje furgon linje. Pas aksidentit PD ka reaguar me nje deklarate per mediat duke e cilesuar deputetin Aqif Rakipi mik te kryeministrit Rama dhe se policia po manipulon provat ne favor te drejtuesit te mjetit. /ShkodraWeb/