Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë. Referuar ne burime, makina e shkrumbuar eshte Volkswagen, por pa targe. Nuk ka ende shume detaje lidhur me ate qe ka ndodhur, por nga dyshimet e para, flitet se kemi te bejme edhe me nje viktime, qe dyshohet te jete djegur bashke me automjetin.
Burime nga grupi hetimor thone se brenda ne automjet jane gjetur mbetje te shkrumbuara qe dyshohet se i perkasin nje trupi njeriu.
Ende nuk eshte konfirmuar nese personi qe ndodhet brenda ne mjetin e djegur eshte ne vendin e shoferit apo ne sedilien e pasagjerit. Automjeti eshte gjetur i fshehur ne nje zone rurale.