Zevendskryeministrja Senida Mesi ka qene sot ne Shkoder ne hapjen e vitit te ri akademik ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Pas ceremonise ku ka mbajtur edhe nje fjale rasti, Mesi duket se ka dashur te shijoje nje kafe ne qender te Pedonales se Shkodres. Ajo ka preferuar te shkoje me gjithe makinen e saj, te cilen sic tregon fotoja (e marre nga profili i gazetarit Elvis Nabolli) e ka parkuar ne rrugen Pedonale, e cila eshte ekskluzivitet vetem per kembesoret. Per hir te realitetit, nuk eshte hera e pare qe mjete te politikaneve dhe udheheqesve te vendit, zaptojne Pedonalen. E njejta skene perseritet edhe gjate diteve kur ne hotelin ne qender te qytetit, akomodohen te huaj apo ekipe te ndryshme sportive. Mjetet parkohen ne Pedonale. Mirepo, zevendeskryeministrja Mesi pritet te kete ndjeshmeri me te larte si qytetare shkodrane dhe ish- keshilltare bashkiake qe ka kerkuar me te drejte shume here, respektimin e rregullave e ligjeve. Ne foto shihet qarte edhe makina e policise e cila shoqeron numrin 2 te qeverise. Pavaresisht se duket te garantoje sigurine e zevendeskryeministres, policia ka detyrimin ligjor qe jo z. Mesi, por shoferit te saj, ti kerkoje te parkoje sipas rregullave. Por keshtu mund te ndodhe ne ndonje vend tjeter, ne Shkoder jemi akoma heret… /ShkodraWeb/