Një person është plagosur paraditen e sotme nga një aksident pranë mbikalimit te Unaza e Re. Një motor që shpërndante pica është përplasur me një makinë me targa greke.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, ndërsa është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut. Drejtuesi i makinës është ndaluar për t’u pyetur për rrethanat e aksidentit.