Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj: Me malësorë të mirë dhe të suksesshëm këndej dhe andej kufirit, me miq që e vlerësojnë dhe e dojnë Malësinë e Madhe nderuam me titullin “Qytetar Nderi” tre personalitete të shquara të trevës sonë:
Z.Ilmi Kurti me motivacionin: “Për kontributin e tij në publicistikë ku me studimet dhe shkrime i dha njohje trevës sonë Malësi e Madhe e më gjërë si brenda vendit e mbarë trojeve tona.”
Z.Hasan Lekaj me motivacionin: “Për kontributin e dhënë ndër vite në përgatitjen cilësore të brezave dhe për realizimin e procesit mësimor-edukativ në institucionet arsimore në Malësinë e Madhe.”
Z.Gjeto Turmalaj me motivacionin: “Për kontributin e tij në publicistikë, ku me studimet dhe shkrimet i dha njohje trevës sonë Malësi e Madhe, e mbarë trojeve shqiptare në Diasporë.”
Në këtë ceremoni morën pjesë z.Nikollë Camaj Kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, z.Nikollë Gega ish- deputet i Malit të Zi, z.Shtjefen Ivezaj, Prof.Dr.Luigj Turmalaj, Artisti Shaban Gjekaj, z.Ejëll Babaj, z.Gjin Niklekaj e shumë figura të tjera me kontribute të njohura për trevën tonë.
E bashkuar dhe e lartësuar përjetë qoftë Malësia e Madhe dhe Malësorët kudo që ndodhen!