Bardh Spahia, kandidati i “Shtëpia e Lirisë” për kryetar të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, vazhdon takimet derë më derë me banorët në qytetin e Shkodrës.
Ai ka takuar dhe bashkëbiseduar me banorë të Rajonit 4 të qytetit, ku siç e përcjell vetë Spahia në një publik në faqen zyrtare në Facebook, ka marrë mbështetje të fuqishme.
Spahia percepton nga këto takime optimizëm për fitoren historike në Shkodër, për të vijuar në të gjithë Shqipërinë.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I BARDH SPAHISË
Rajoni 4 i qytetit të Shkodrës, mbështetje të fuqishme për “Shtëpinë e Lirisë” me 6 mars. Optimizëm për Fitoren historike në Shkodër për të vijuar në të gjithë Shqipërinë!