Ditën e sotme shumë bisnese në qytetin e Shkodrës, përveç tarabave të ulura, janë gdhirë edhe me pankarta si ato që shihni në foto. Fotot janë postuar në rrjete sociale, ndërsa nuk kanë munguar as komentet.
Arvit Bushati, kryetar i FRPD- së Shkodër ka publikuar disa nga këto foto, të shoqëruara me këtë koment: “Ky është realiteti i biznesit sot në Shqipëri…
Falimentimi ishte zgjidhja e vetme që u dha Edi Rama dhe qeveria e tij, si biznesit të vogël, të mesëm ashtu edhe atij të madh. Virusi më i keq që ka patur ndonjëherë vendi prej 7 vitesh, vetëm godet me forcë ekonominë dhe thellon plagët, duke i varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët e duke ju vrárè shpresën.
Politikat e errëta, bashkëpunimi me krímìn dhe oligarkët, ka prodhuar sot skenarin më të errët, ku në çdo qytet syri të shef qepena të ulura, e mbishkrimin mbi to “Mbyllur”. Të mbyllur jo nga pandemia, por nga “Ramavirusi”, si e keqja më e madhe që shqiptarët po përjetojnë pas 30 vitesh demokraci.
Mungesa e një plani ekonomik dhe mashtrimet për mbështetje, kanë shtuar shifrat e papunësisë, kanë rritur numrin e bizneseve të falimentuara, si dhe kanë bërë që ditë pas dite niveli i varfërisë të thellohet.
Shpresa e vetme është largimi një ore e më parë i kësaj bande në pushtet që po rrënon Shqipërinë dhe ka vënë në rrezik serioz të ardhmen e saj!”, përfundon komentin e tij Arvit Bushati. /ShkodraWeb Media/