Evi Kokalari ka publikuar emailin me Jim Richardson, shefi i stafit të ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, lidhur me vizitën e këtij të fundit në Tiranë dhe takimet e zhvilluara.
Richardson shkruan se Pompeo ka bërë foto me Alibeajn dhe gjithë të tjerët, të pranishëm në aktivitet.
“Përshëndetje Evi! Sekretari bëri foto me të gjithë në event, dhe nuk pati asnjë deklaratë politike”, është përgjigjja e Richardson.
“Jim Richardson më dha leje ta botoj e-mail. Ja e verteta për fotot e Pompeos me Alibeajt & co”, shkruan Kokalari.