Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Kampionin Christian Demaj dhe familjen e tij. Në një postim në facebook, ndërsa ndan foto të takimit, Meta shprehet i kënaqur me vendimin e marrë prej tij që pas një kohe të gjatë kaluar në Gjermani tani po kthehet për të ndërtuar të ardhmen e tij në Shqipëri.
POSTIMI I METËS
Sot në Presidencë prita miq tepër të veçantë, Kampionin Christian Demaj? dhe familjen e tij të mrekullueshme.
Më lumturuan shumë me vendimin e tyre për të qëndruar përgjithmonë në Shqipëri dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu, edhe pse prej kohësh kishin jetuar në Gjermani, vendin ku Christiani, u lind dhe u rrit.
Tepër emocionuese ishte për mua fakti që më shumë për këtë vendim ata ishin ndikuar nga dy fëmijët, Alesia dhe Luisi, që e donin me gjithë shpirt Shkodrën e Shqipërinë dhe nuk pranonin më të largoheshin prej saj.
Shumë mesazh i mençur vjen nga Kampioni: “Nuk vazhdohet më me dy plane, një në Gjermani dhe një në Shqipëri. Tani vetëm një plan për familjen time: Në Shkodër. Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta!”
Shembulli pozitiv i familjes Demaj është tepër frymëzues për të gjithë shqiponjat për t’u kthyer në folenë e tyre! ???