Jo vetëm që kanë nostalgji për diktaturën, por tani kanë vendosur ta shprehin edhe hapur. Pas 8 vitesh në pushtet, deputetët e PS-së nuk e fshehin më adhurimin për Enver Hoxhën.
Një prej tyre, deputeti social i Lushnjes, Bujar Çela ka vendosur sot që të urojë kolegët e tij të Komisionit të Sigurisë me një fotografi të flamurit kuq e zi shoqëruar me Enver Hoxhën.
Mesazhi i mëpasshëm tregon që ai jo vetëm që nuk është penduar për atë postim, por e ka vazhduar edhe më tej.
‘Rrituni për Shqipërinë që duam!’, shkruan Çela në mesazhin e tij, slogan ky i Edi Ramës dhe i socialistëve të tij.
E pas mesazheve të tjera të kolegëve të tij demokratë, Çela u jep edhe këshilla atyre.
‘Bëhu njeri e jeto kohën!’, shkruan më tej deputeti socialist Bujar Çela.
Fotot janë publikuar nga deputeti demokrat, Luan Baçi.
Pasi uroi me një foto të Enver Hoxhës dhe flamurit kombëtar, ditën e Pavarësisë, deputeti Çela jo vetëm që nuk ka kërkuar ndjesë, por ka vazhduar komunikimin e tij duke sulmuar dhe ofenduar kolegët e tij.
Mesazhet pa asnjë etikë të Bujar Çelës në grupin e Komisionit të Sigurisë në Parlament, vetëm sa kanë shkaktuar përplasje.
‘Më rruan leshtë kush smë njeh mua dhe kohën.
O tufaaaa-jetoni dhe me dhe mos gjykoni kohën’, – shkruan Bujar Çela në grupin e komunikimit të Ëhatsapp të deputetëve të Sigurisë.
E kotë ka qenë dhe ndërhyrja e deputetit tjetër socialiste Paulin Sterkaj, i cili ka tentuar ta shfaqë Çelajan si humorist, por lushnjari deputet ka vazhduar me komentet e tij.
Mesazhi i Paulin Sterkaj:
‘Ky shoku jonë është gastori i grupit, kshu që mos ja merrni për provokim’.