Bardh Spahia është një nga faktorët kryesorë dhe ndër më të mbështeturit me votë nga strukturat e PD- së dhe më tej. Kandidat për deputet në listën e PD- së për Qarkun e Shkodrës, Spahia ka “ndezur motorët” e fushatës prej kohësh. Në takimet që organizon, ai evidenton rëndësinë e strukturave demokrate, ndërsa është i bindur më shumë se kurrë në fitoren e Partisë Demokratike me 25 prill.
PUBLIKIMI I BARDH SPAHISË NË FACEBOOK
Strukturat jane garanci, mbeshtetetje, jane fryme ✌️ Fryma që përcillet në cdo takim është fitorja e Partise Demokratike, në cdo qendër votimi.
Me profesoreshë Irmen, me Avokat Bujarin me Arditin dhe të gjithë bashkë ndamë mendimin e angazhimit të të gjitheve per te hequr nje te keqe qe i ka marr peng shqiptaret.
Ne grupseksionin 2/1 ne Shkoder, jane më të bashkuar se kurrë për një fitore të Partisë Demokratike.