ShkodraWeb Media ka siguruar foton e Gentian Qarrit, i cili u ekzekutua sot (6 shkurt) në qytetin e Vlorës. Mësohet se autorët ishin në dijeni të lëvizjeve të shënjestrës së tyre, 40-vjeçarit Qarri.
Atentati ka ndodhur rreth orës 18:16 të mbrëmjes, ku autorët po e prisnin poshtë pallatit të fshehur në makinën tip “Toyota” dhe në momentin që 40-vjeçari doli nga shtëpia ata e qëlluan.
Mësohet se në momentin që autori hapi zjarr, Qarri tentoi të largohet, por autori e ndoqi me makinën në lëvizje duke e qëlluar, derisa i janë mbaruar fishekët.
Qarri ka qenë i dënuar në Itali me 15 vite burg për drōgē dhe kishte vetëm 3 vite që kishte dalë, ndërsa në Vlorë punonte si hidraulik. Pista e parë ku po hetohet është larja e hesapeve nga e shkuara krīmīnāle.
Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.