Shkruan në Facebook Greta Bardeli Gjoni, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Pasditja e sotme vijoj me prezantimin e kandidaturës tek strukturat e Partisë Demokratike, grupseksioni njësisë administrative Shosh, Dukagjin. Pjesëmarrësit u shfaqën më të vendosur e më të bashkuar se kurrë për të votuar Partinë Demokratike me 25 prill 2021.
Ti kthejmë dinjitetin dhe shpresën një ndër zonave më të harruara malore. Së bashku mundemi! Fryma e ndryshimit ndihet në çdo shtërngim duarsh, ajo shikohet në sytë e gjithësecilit, sy të cilët reflektojnë pamundësi nga më të ndryshmet në një zonë totalisht të braktisur nga qeveria!