Sot, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër, zhvilluam tryezën e parë teknike që adreson shqetësimin e vazhdueshëm të krijuar në zonat e banuara nga prania e qenëve endacak.
Me praninë e aktivistes Oli Pero & Animals Need Me, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Shkodër, Këshilli Bashkiak Shkodër, Bashkia Shkodër, Vau Dejës, Pukë, Malësi e Madhe, specialistë veterinerë, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë, diskutuam mbi sfidat dhe nevojën e një qasje strategjike afatgjatë për menaxhimin e kafshëve endacake që kërkon bashkërendimin e të gjithë organizatave dhe institucioneve ligjzbatuese në zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Qarkut Shkodër.
Në përmbyllje të takimit, u konkludua nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi mes institucioneve të pranishme dhe reflektimi i nevojave të kafshëve në programet buxhetore të të gjithë Bashkive të Qarkut, që do garantojnë ngritjen e strukturave akomoduese dhe serilizimin masiv si formë e monitorimit dhe mbajtjes nën kontroll të shtimit të popullatës së qenve dhe maceve me qëllim ndryshimin e prespektivës së këtij fenomeni. /Njoftim i Prefektit të Qarkut Shkodër, Majlinda ANGONI në Facebook/