Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, e ka nisur disi më ndryshe ditën e zakonshme të punës në zyrën e tij. Ai ka mirëpritur në zyrën e tij të punës një grup nxënësish dhe mësuesit e tyre nga Shtoj i Ri.
Ka qenë vetë Beci që ka bërë publik këtë takim, përmes disa fotografive por edhe një mesazhi që mesa duket fëmijët e kësaj shkolle i kanë përcjellë qytetarit të parë të Shkodrës.
“Një mëngjes plot energji me nxënësit e shkollës “9-vjeçare “Shtoj i Ri”. Buzëqeshjet e tyre janë mesazhi më i fortë që ata përcjellin me kërkesat e tyre për Shkodrën.”, shkruan kryebashkiaku Beci në publikimin e tij në rrjete sociale.