Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar Spitalin Rajonal të Shkodrës. E shoqëruar nga drejtorja e Spitalit Teuta Rrjolli, ajo ka parë nga afër punimet që po bëhen në Urgjencën e Rajonalit të Shkodrës. Manastirliu ka publikuar edhe disa foto, të shoqëruara me hashtag si në vijim: “#TransformimiSpitaleveRajonale? Punohet intensivisht në spitalin rajonal #Shkodër për riorganizimin dhe transformimin e shërbimit të urgjencës me standarte bashkëkohore✅ #PunaPërShëndetësinëQëDuam??.
Nuk është e qartë nëse Manastirliu ka takuar mjekët e arrestuar dhe të liruar para disa ditëve nga gjykata, por në foto me ministren nuk shihet asnjëri. Para mediave, Manastirliu i dhe mbështetje mjekëve, por duke e lënë fjalën e fundit në dorën e drejtësisë.