Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe ka miratuar vendimin më të rëndësishëm për vitin 2021 dhe më i rëndësishmi për zhvillimin e kësaj treve edhe për vitin 2022.
Bëhet fjalë për buxhetin e Bashkisë Malësi e Madhe për vitin 2022, i cili ka marrë mbështetjen unanime të këshilltarëve të pranishëm në këtë mbledhje, sipas gjasave, e fundit për 2021- in.
Kryebashkiaku Tonin Marina ka përcaktuar si prioritet të buxhetit për vitin 2022, investimet në infrastrukturë. Duhet thënë se gjatë viteve të fundit, këtij programi buxhetor, i është kushtuar një vemendje e veçantë.
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, është paraprirë nga dëgjesa publike të organizuara në njësitë administrative të Bashkisë Malësi e Madhe, ku është marrë opinioni i malësorëve për prioritetet e investimeve.
Nga dita e sotme, me vendimin e Këshillit Bashkiak, hapet një fazë e re për zhvillimin e Malësisë së Madhe, ku prioritetet e përcaktuara nga banorët, përmes vullnetit të këshilltarëve bashkiakë, do të nis të realizohet duke nisur nga viti 2022.