Bashkia Shkodër ka tashmë Planin e Përgjithshëm Vendor – PPV. Njoftimi për miratimin përfundimtar është dhënë në faqen zyrtare të Bashkisë së Shkodrës në Facebook, në emër të vetë kryebashkiakes Voltana Ademi. Në postimin e Bashkisë Shkodër thuhet: “Të nderuar bashkëqytetarë të Bashkisë së Shkodrës!
Kam kënaqësinë e madhe t’ju njoftoj miratimin përfundimtar të Planit të Pergjithshëm Vendor (PPV) për Bashkinë e Shkodrës. Ky plan tashmë është publikuar duke i hapur rrugën zbatimit.
Plani i zhvillimit strategjik dhe urban është dokumenti më i rëndësishëm i hartuar dhe i miratuar në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm të territorit dhe njëkohësisht, një premtim i imi i dhënë në fushatën e vitit 2015, që tanimë sot është një realitet.
Ka qënë një punë e gjatë, e lodhshme, me shumë takime e konsultime, por që i’a ka vlejtur sepse sot ne kemi në dorë një instrument shumë të rëndsishëm për zhvillimin e Bashkisë së Shkodrës.
Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës”.