Një ngjarje është raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Fillimisht është folur për një grindje mes të rinjve në afërsi të Poliklinikës së Specialiteteve, ku janë fotografuar edhe makina policie.
Ndërkohë, deshmitarë afër kësaj zone, kanë thënë se kanë dëgjuar zhurma të forta, të ngjashme me krìsmát e ármève të zjarrit. Po ashtu, ata kanë fotografuar edhe makinat e policisë në vendngjarje. Mësohet se shénjestër ka qenë një i ri akoma i paidentifikuar. Bëhet me dije se është shoqëruar në polici autori i dýshuar, një i ri 18-vjeçar.
Po ashtu, dëshmitarët në vendngjarje thonë se fatmirësisht, nuk kanë parë persona të lënduar ose ambulancë në vendngjarje.