Shkruan në Facebook Ramazan Çeka, poet, shkrimtar e publicist i njohur: I lumtur të prezantoj për ju realizimin më të ri, të këngëtarit dhe mikut tim më të mirë Bujar Qamilit, i cili pas asaj eksperience në luftë me kovidin na freskoi të gjithë ne artëdashësve, sportdashësve dhe simpatizantëve të tij me lajmin e mirë se tashmë Ai gëzon shëndet të plotë.
Më energjik se kurrë, Ai këto ditë po punon fort për të realizuar videoklipin e këngës më të re, të cilën ia dedikon skuadrës së tij të zemrës dhe të të gjithë shkodranëve “VLLAZNISË”, me të cilën do të çojë peshë zemrat e të gjithë tifozëve të kësaj skuadre.
Me këtë këngë të re kam besim të plotë se “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili do ketë sukses të jashtzakonshëm edhe pse hitet e tij janë pafund.
Le ta mirëpresim si gjithmonë me shumë emocion e ta këndojmë së bashku në stadiumet e tejmbushura sa herë zbret në fushë skuadra kuq e blu e Vllaznisë.