Një tjetër lajm tronditës ka ardhur nga emigracioni për shqiptarët. Një i ri, 36 vjeçar, i lindur në Lezhë dhe banues në Shkodër ka humbur jetën në rrethana të paqarta në një burg në Francë. Familjarët kanë hedhur dyshime për fundin fatal të të dashurit të tyre, i cili pak ditë para se të ndërronte jetë, kishte shkëputuar kontaktet e shpeshta me familjen që i mbante rregullisht. I riu kishte ndërruar jetë me 1 shkurt, por ngjarja është mësuar vetëm orët e fundit.
Ndërkohë, në rrjete sociale motra e tij ka shprehut dhimbjen për humbjen e vëllait të saj. Fjalët janë rrënqethëse ndërsa motra thotë se priste ta shihte vëllanë me nuse, tksa mallkon edhe Francën që i mori vëllanë.
“Vellai jeme Mentori shpirti motres ?ca qe kjo dhimbje more vella qe u ndave nga jeta ne nje mosh te ri ??O shpirti motres qa na bane keshtu motra priti qe te shof me nuse jo keshtu ?Zemra motres ??Mallku qofte ajo Franc qe ta mori jeten ty shpirti ?motrs qosh i Xhenetit Zemra Shpirti motrs Mentor Rexha”, shkruan motra e të riut shqiptar.