Takimet e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës kanë vijuar në Njësinë Administrative Rrethina. Në bashkëbisedim me banorët, ai është perqendruar tek problematikat e zonës si papunësia dhe shpopullimi.
Spahia është fokusuar tek ekonomia, duke parë si mundësi për fuqizimin e ekonomive familjare pikërisht resurset natyre dhe njerëzore të zonës, përmes prodhimit dhe tregtimit të produkteve tradicionale.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I BARDH SPAHIA
🤝 Kam vijuar takimet me banorët në Njësinë Administrative Rrethina 📌 me një tjetër bashkëbisedim miqësor, ku kam dëgjuar me shumë vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e gjithsecilit prej tyre. Një zonë e Bashkisë Shkodër, ku si gjithë Shqipëria, vuan papunësinë dhe shpopullimin.
💙Shumë pranë qytetit, e njohur për prodhimet bujqësore e sidomos vreshtarinë, është e domosdoshme të krijojmë mundësi e hapësira për tregtimin e produkteve cilësore të fermerëve, brenda dhe. jashtë vendit. 🇦🇱
✅Synimi ynë i përbashkët mbetet puna për hapjen e mundësive të reja për të forcuar ekonomitë familjare, përmes shfrytëzimit të resurseve natyrore dhe aftësive të banorëve kudo në territorin e bashkisë tonë.✌🏻
💙 Për Shkodrën, të gjithë bashkë! ✌🏻
#Shpresë #Ndryshim #Fitore