Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Kompania “Curri sh.p.k.” do të jetë zbatuesja e kontratës për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit në hyrje të Shkodrës. Muzeu është pjesë integrale e projektit të hyrjes së Shkodrës. Financohet nga BERZH dhe Bashkimi Europian.
Kompania fituese duhet ta përfundojë këtë projekt deri më 10 shkurt 2026, investim që parashikohet të kap vlerën e rreth 2 milion eurove.
Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik.Muzeu formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën: një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme.
Muzeu i ri i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të një Shkodre të transformuar. Na shkoftë mbarë!