Drejtuesi politik i PD-së për fushatën elektorale në Qarkun Shkodër Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me “të propozuar dhe të besuar të demokratëve shkodranë, si kandidat të mundshëm për deputetë”, siç i cilëson ai vetë në një publikim në Facebook.
Në fotot e publikuara, shihen ish- deputetë e drejtues të strukturave të PD- së Shkodër ndër vite, drejtues dhe ish- drejtues të qeverisjes vendore, të institucioneve të të ndryshme etj.
PUBLIKIMI I HELIDON BUSHATIT
Bashkë për një qëllim!
Sot pata një takim miqësor me përfaqësues të Partisë Demokratike, personalitete të propozuar dhe të besuar nga demokratët shkodranë, si kandidat të mundshëm për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Sot jemi në një moment historik, ku secili nga ne ka përgjegjësi të mëdha, me qëllimin sublim për të sjellë ndryshimin e madh që duan dhe meritojnë shkodranët tanë dhe të gjithë shqiptarët.
Secili nga ne, në listën zyrtare përfundimtare të kandidimit apo jo, është aktor kyç në rrugëtimin tonë drejt fitores së 25 Prillit.
Jam i bindur se asgjë nuk na ndal në misionin tonë të përbashkët.
Na u priftë mbarë!
VIDEO E DITËS NGA ISMET DRISHTI: Prova për të bërë fëmijë…