Ndërhyrja e zjarrëfikëseve ka qenë vendimtare. Kështu shprehen banorë të Gurit të Zi, pasi është bërë e mundur që një zjarr i fuqishëm i rënë në fshatin Juban ditën e sotme, u bë e mundur të shuhet. Sipas tyre, zjarri është shfaqur në një zonë, në mes shtëpive të banimit dhe rrezikonte të shkaktonte shumë dëme. Ndërhyrja në kohë dhe me dy mjete, ka bërë të mundur që flaket të fiken dhe pa patur dëme. Fillimisht, u dërgua një zjarrëfikëse, por në vlerësim të situatës, u nis edhe një tjetër. Pas mëse 1 ore, MZSH Shkodër ia ka dalë të fikë flakët.