Ditën e sotme, në Postribë është përkujtuar kryengritja e parë antikomuniste në Europën Lindore. Është një ditë reflektimi dhe nderimi për sakrificat e shqiptarëve gjatë 45 viteve diktaturë komuniste në Shqipëri.
Edhe këtë vit, si vitin e kaluar, ceremonitë janë organizuar në memorialin që nderon këtë ngjarje. Kurora me lule dhe homazhe ka bërë edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Shkodër Benet Beci.
“Me drejtues e kolegë të Bashkia Shkodër në 78 vjetorin e Kryengritjes së Postribës. Nderim e respekt popullit të kësaj zone, gjithmonë liridashës e mbrojtës të parimeve për demokraci e zhvillim!”, shkruan Benet Beci në Facebook, ku ka publikuar edhe disa foto nga homazhet.