Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës;
-N. K. dhe K. K., vëllezër, të dy banues në Shkodër, pasi po ndërtonin një objekt, pa leje, në të njëjtën zonë.
Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.