Vijojne operacionet e policise greke ne kufirin greko-shqiptar per luften ndaj droges. Nje tjeter operacion qe ka cuar ne arretsimin e nje shqiptari eshte operacioni ne Kostur. Policia pikasi nje mjet qe drejtohej nga 47 vjeçari shqiptar i cili kishte pasagjer nje bashkeatdhetarin e tij i moshes 43-vjec. 47-vjecari ka shtuar gazin dhe ka perplasur dy makina te policise greke ne postbllok duke shkaktuar deme materiale.
Mjeti u arrit te ndalohej pak metra me tutje se te sjhkaktonte aksidentin. U arrestua shoferi ndersa pasagjeri ka arritur te largohet. Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 3 canta qe permbanin 6 pako me 54 kg 380 gram marijuane. Rezulton se 47-vjecari shqiptar kishte dale me leje nga burgu i Patres me 4.5.2017 dhe qe prej atehere nuk ishte kthyer me. U sekuestruan 80 euro, 21.000 lek te reja shqiptare dhe 1 celular me 1 karte SIM.