Këto janë momentet të fundit të Jan Prengës, përpara se të rrëmbehej dhe më pas vritej nga të paktën 7 persona, disa prej të cilëve janë vënë në pranga nga ana e policisë.
Prenga duket se është vëzhguar disa ditë nga ana e rrëmbyesve, të cilët janë kujdesur që të evidentojnë të gjitha lëvizjet e tij, në mënyrë që të mos dështonin në momentin final.
Po ashtu për herë të parë është zbuluar dhe imazhi i Gentian Doçit, i cili konsiderohet nga policia shqiptare si koka e organizatës kr.i.minale, e cila realizoi pengmarrjen dhe më pas vr.a.sjen e Jan Prengës në Kamëz në datën 17 janar të këtij viti.
I konsideruar si një eksponent i kr.i.mit të organizuar dhe në kërkim ndërkombëtar, pamjen dhe identitetin e Gentian Doçit e njihnin pak persona. /Syri/