Dy shqiptarë kane mbetur te vdekur ne vend, pasi mjetet me te cilin udhetonin u perplasen nga nje trajler, drejtuar nga nje shtetas grek, qe rezultoi te ishte ne gjendje te dehur ne timon.
Mediat greke kane publikuar edhe identitetin e viktimave. Rezulton se Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pabuko i datëlindjes 1953, gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri ndodhet në spital në rrezik për jetën.
Spiro dhe Balerina, janë babë e bijë, raportojnë mediat greke.
“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve“, ka thënë gruaja e shqiptarit që humbi jetën, ne nje rrefim te trishte per mediat greke.
I terbuar eshte shprehur edhe nipi i viktimës së dytë të aksidentit tragjik, shqiptarit 60-vjeçar Dhimiter Pabuko.
“Nëse e gjej, do ta vras me duart e mia”, tha ai duke shprehur indinjate për shoferin grek qe shkaktoi aksidentin.