Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e shtetasit Çlirim Leskaj 39 vjeç, banues në Durrës, i cili është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më. Është rreth 1, 70 cm i gjatë, flokë të zeza dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë të zezë me viza ngjyrë të kuqe, pantallona sportive ngjyrë të zezë dhe xhaketë sportive ngjyrë blu.
Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor dhe nuk flet. Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.