Pas një konflikti për pronësinë e sipërfaqes së rërës ku do të vendoseshin shezllongje dhe çadra, katër të vdekur dhe dy të plagosur, ishte bilanci i ngjarjes tronditëse të ndodhur gjatë orëve të mesnatës në plazhin e Velipojës, ku u regjistrua një përplasje me armë mes sy pronarëve të bizneseve Ferracaku dhe Gocaj.
Sipas policisë së Shkodrës, shkak për sherrin u bë vendosja e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.
Njëri prej viktimave është Kujtim Ferracaku, si dhe dy pjesëtarë të familjes Gocaj dhe punonjësi i shezlongëve. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, të cilit iu bë atentat në vitin 2018. Kujtim Ferracaku ishte pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe i disa bizneseve të tjera në Shkodër.
Djali i tij Arjan Ferracaku u ekzekutua më 1 shtator 2018, teksa po kalëronte i shoqëruar nga miqtë e tij. Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë. Sipas hetuesve, autori kkishte qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metra.
Arjan Ferracaku dhe personat e tjerë ishin mbi kuaj, duke bërë hipizëm dhe parapërgatitje për kampionatin me kuaj, që ishte parashikuar me 15 shtator në plazhin e Velipojës.