Pas studentëve të Tiranës edhe ata të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë nisur ngujimin. Studentët janë mbledhur në Fakultetin Ekonomik duke u ngujuar brenda godinës në shenjë proteste, pais sipas tyre ende nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.
Të rinjtë shprehen se janë të vendosur për vijimin e protestave dhe bojkotimit të mësimit deri në plotësimin e të gjithave kërkesave nga qeveria. Ndërkohë sot studentët në Fakultetin Histori-Filologji kanë marrë një mbështetje dhe nga pedagogëve. Ashtu siç patën paralajmëruar, këta të fundit kanë nisur një grevë njëditore.