Njësia e parë nga seria e re e pesëshes ka dalë nga fabrika e BMW-së në Dingolfing. Bëhet fjalë për automobilin me motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8, i cili prodhon 600 kuaj fuqi. Vetura nga 0 deri 100 km/h arrin për vetëm 3,4 sekonda, derisa deri në 200/h arrin për 11,1 sekonda. Automobili ka shpejtësi maksimale 250 km/h, por limiti mund të ngritet në 305 km/h nëse blerësi porosit veturën me opsionin e pakos M Driver.
BMW M5 peshon 1.855 kg, dukshëm më pak se sa pararendësi i tij.
Vetura BMW M5 e re kishte premierën në sallonin e automobilave në Frankfurt në shtator.
Porosia e kësaj veture në Gjermani, e cila kushton 117.900 euro, planifikohet në mars 2018, ndërsa do të dalë në shitje edhe në sallonet e shitjes në Britani të Madhe dhe SHBA.