Ka nisur në Shkodër protesta e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Pasi janë tubuar para Rektoratit, studentët janë drejtuar për nga gjimnazi “28 Nëntori”. Para hyrjes, me megafonë në dorë, ata i kanë bërër thirrje gjimnazistëve t’u bashkohen. Studentët i kanë kujtuar gjimnazistëve se “kjo shkollë ka qenë krenaria e Shkodrës”. Në vazhdim janë dëgjuar thirrje “gjimnazistët janë me ne”. Pasi kanë qëndruar disa minuta para “28 Nëntorit”, studentët i janë drejtuar Pedonales për të nisur një tjetër marshim mesa duket, në rrugët e qytetit.
Pavarësisht se përmes një shkrese zyrtare rektori i “Luigj Gurakuqit” Adem Bekteshi i njoftonte për planimin e plotësimin e kërkesave të tyre, studentët paralajmëruan dje se protesta nuk ndalet, sepse është në mbështetje të studentëve që protestojnë në TIranë dhe të universiteteve të tjera të vendit. /ShkodraWeb/