Bashkia e Malësisë së Madhe ka nisur rikonstruksionin e rrugës Kamicë- Flakë. Është një aks shumë i rëndësishëm jo vetëm për banorët e zonës por edhe për të gjithë ata që duan të vizitojnë një zonë në brigjet e Liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe.
Investimi është mundësuar nga të ardhurat e vetë Bashkisë Malësi e Madhe dhe punimet pritet të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër. Siç shihet edhe nga fotot, rruga është tejet e amortizuar dhe do të rikthehet në gjendje optimale për mjetet dhe banorët që e shfrytëzojnë.
Ndërkohë, projekti do të shënojë përfundimin e tij me riparimin e dëmtimeve të mundshme në asfaltin e rrugës Kalldrun Kamicë.