Ne zona te ndryshme te Tiranes, jane shperndare fletushka te ndryshme, ne formen e trakteve qe shperndanin ne kohen e pushtimit fashist te vendit komunistet ose pas 1944 individet dhe grupet e pakenaqura nga regjimi i E.Hoxhes. Thirrjet duket se jane te gjitha kunder kryeministrit Rama dhe jane gjetur ne vende nga me te ndryshmet, duke nisur nga shtepite e banimit, ambjente publike e dyer institucionesh. Eshte rikthyer edhe njehere slogani “Rama ik” dhe portreti i tij, ndersa ata qe kane shperndare fletushkat jane perpjekur te rreshtojne edhe arsyet se pse kryeministri Rama eshte rrezik per vendin. Deri tani nuk ka asnje informacion zyrtar se kush mund ti kete shpermdare. /ShkodraWeb/