Kurkanë mbetur diçka më shumë se 48 orë nga shpallja e listave zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste në M.Madhe ka nisur zyrtarisht takimet elektorale. Në krye, si edhe fushatat e kaluara, do të jetë Paulin Sterkaj, deputet aktual dhe kandidat në listën e sigurtë të pritshme të PS- së në Qarkun e Shkodrës.
Krahu i djathtë i tij, do të jetë kryetari i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj por edhe zyrtarë të tjerë si nënprefekti Hysen Hysaj. Takimi i parë është zhvilluar në qytetin e Koplikut me strukturat e PS- së vendore. Në ditët në vazhdin, do të ketë edhe takime të tjera publike. Jo zyrtarisht, takimet me grupe të ngushta deputeti Sterkaj dhe kryebashkiaku Marina i kanë nisur prej ditësh.
Malësia e Madhe prej disa vitesh, konsiderohet nga PS- ja si “zotërim” i Paulin Sterkajt. Edhe në zgjedhjet e kaluara, me përjasjtim të Edi Ramës apo drejtuesve të tjerë të lartë të PS- së në qendër, askush nuk është përpjekur të zhvillojë fushatë elektorale për socialistët në M.Madhe, me përjashtim të Sterkaj dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sipas gjasave, kështu do të ndodhë edhe sivjet. /ShkodraWeb Media/
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!