Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka takuar demokratët e Krujës. Berisha thekson se demokratët krutanë kanë shprehur mbështetje të fuqishme për Foltoren.
Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Nje kafe dhe bisede me miq, demokrate dhe demokratë te Krujes!
Te dashur miq,sot ne Kruje u takuam per nje kafe dhe bisede te perzemert me demokrate dhe demokratē te Krujes drejtues te deges veprimtare te shquar, themelues te Partise Demokratike, deputeten e PD Zj Merita Bakiu ish deputete dhe ish drejtues te qeverise vendore, bashkise dhe rrethit Sulejman Xhixha,Ylli Lamaj, Shkelzen Hoxha drejtues te FRPD dhe LDG.
Ne takim u diskutua mbi krizen qe po kalon Partia Demokratike si dhe u shpreh mbeshtetje e forte per Foltoren moton e saj per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rreth 2/3 e delegateve te Kuvendit Kombetar te Krujes kane firmosur formularin me kerkesen per mbledhjen e Kuvendit Kombetar, te tjere vazhdojne te firmosin. Mirenjohje te thelle per demokratet dhe demokratët krutane! Rrofte Kruja.