Nevila Dibra e humbi betejën me semundjen e rëndë një vit më parë. Zëvendësdekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nuk arriti ta fitojë betejën duke ikur para kohe nga kjo jetë.
Në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta miqtë dhe kolegët e saj në universitetin e Shkodrës kanë organizuar një takim në të cilin kanë përcjellë kujtimet e tyre duke i ndarë mes njëri tjetrit në mënyrë emocionale. E pyetur sesi mund ta përkufizonte Nevila Dibrën, pedagogia Brisena Kopliku shprehet se kontributi i saj ka qënë shumë i madh si pedagoge e njëkohësisht edhe si mike.
Në përmbyllje të një viti shumë të vështirë më shumë ikje apo dilema Brisena Kopliku u shpreh se mungesa e zv/dekanes Nevila Dibrës është ndjerë shumë. Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993.
Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.