Një burrë nga India ka deklaruar se ka mjekrën më të gjatë në botë që arrin 6.7 metra. Girdhar Vyas është bërë i njohur në vendin e tij dhe pozon shpesh me fansat vetëm për shkak të mjekrës. Ai ka nisur të rrisë mustaqet që prej vitit 1985 dhe është i bindur se askush në botë nuk i ka më të gjata.
Në një intervistë për BTV, Girdhar shpjegoi rutinën e përditshme ku kalon nga tre orë duke aplikuar vaj dhe piper në mjekër.
“Nuk është e thjeshtë. Kaloj dy ose tre orë në ditë për tu kujdesur. Hapja e mjekrës në krevat është gjëja e parë që vbëj cdo mëngjes. Në fillim hedh pak vaj në filxhan dhe kaloj dy orë për ta aplikuar. Pas kësaj, i shtoj limon, pudër piperi të zi dhe e masazhoj në darkë. Kjo gjë më ndihmon që ta mbaj mjekrën e butë”, tha 58-vjecari.
Kujtojmë se rekordi i mëparshëm i përket Ram Singh nga India që e ka mjekrën 5.6 metra të gjatë.