Nisur nga lajmet e publiluara në disa media dhe portale, në lidhje me muralen “Motra Tone” në hyrje të qytetit, duam të ju sqarojmë se nuk ka asnjë ndryshim të pikturës së Kolë Idromenos, përkundrazi vendosja e kësaj muraleje i shton rëndësinë dhe vizibilitetin kësaj kryevepre. Më poshtë po ju dërgojmë foto të murales në përfundim të saj.
Fotot janë bërë mbrëmjen e djeshme dt.19.11.2024.
Në respekt të qytetit, vlerave që mbart qyteti ynë, ju ftojmë që të mos nxisni keqinterpretime të cilat nxisin një tendencë që nuk i bëjnë nder as Shkodrës dhe as artit. Faleminderit! /Njoftim i Bashkisë Shkodër për publikun e mediat/