Shkolla 9- vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës prej disa vitesh po përgatit talente të rinj në muzikë, nga ku hidhen hapat e parë drejt rrugës së artit.
Olta Luli nxënëse e klasës së 9 të kësaj shkolle, është një prej këtyre talenteve. Në Qendren Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” ajo organizoi koncertin e parë recital në instrumentin flautit.
“Magjia e tingujve muzikor, më çel dyert e një bote të bukur dhe me shpresë për të ardhmen”, thotë instrumentistja e talentuar Olta Luli.
Pjesë nga kompozitorë të mirënjohur u luajten nga Olta shoqërua në piano nga Synjona Paplekaj, flaut Anxhela Kapja Hammad, ansambli i harqeve të shkollës “Besëlidhja” si:
Concertino (C.Chaminade), Secret Gardren, Conzert Koha e parë (W. Mozart), Suites si minor ( S.J.Bach) , duet flaut – Scherzo (Mendelssohn). E ndërsa recitali kulmoi me një kolazh me motive arbëreshë trio Olta, Orsida dhe Aria Luli.
Dashuria për flautin i ka lindur që herët, duke qenë e rrethuar nga një ambient artistik. Prej 3 vitesh Olta Luli studion në këtë drejtim duke u aktivizuar edhe në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila është vlerësuar me çmime.
– Instrumentistët e rinj , fituese e vendit të dytë.
– Medici International Competition me çimimin ” Honorary Mention”.
– 21st Contry Talents Music Compitition, fituese e vendit të dytë.
Olta ka spikatur që në fillim për talentin dhe vullnetin e saj. Ajo është pjesë e bandes frymore të shkollës, ndërkohë që me flautin e sajë do të vijojë të frymojë nota pasioni dhe shprese. /Nga Lindita KOKAJ/