Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjezit kanë konstatuar tre shtetas të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes ku dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Menjëherë kanë njoftuar grupin Operacional të DVKM Shkodër, Policinë e Malësisë së Madhe si dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi.
Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike në shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi.
Policia Kufitare gjatë krehjes së zonës ka gjatur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”
Po vijon krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para pergjegjësisë penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”. /ShkodraWeb/