Situata e rendit në vend vazhdon të jetë e pastabilizuar. Një pako e dyshimtë është konstatuar mëngjesin e sotëm në derën e një lokali. Kanë qenë familjarët ata që kanë vënë re diçka jo të zakonshme dhe kanë dhënë menjëherë alarmin. Gjithçka ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Mësohet se një biznesi tip bar-kafe i është vendosur rreth 200 gr tritol gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Tritoli nuk ka shpërthyer fatmirësisht. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë konstatuar lëndën shpërthyese në momentin kur kanë tentuar të hapin lokalin. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policore. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.