Në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen është organizuar një koneferncë mbi arsimin me temë “Pakti Global për Edukimin”, iniciuar nga Papa Francesku.
Takimin e hapi drejtori i Shkollës Michele Leovino, i cili falenderoi të pranishmit në këtë takim, Leovino vuri theksin se Pakti Global për Edukimin është shumë i gjerë dhe përfshin të gjithë jeten e njeriut formimimn, edukimin dhe integrimin e tij. Ky takim është një nisëm e thjeshtë për të njohur këtë pakt si edhe për të përjellë mesazhet e tij tek të rinjtë. Është e rëndësishme që të promovojmë këtë pakt edukativ duke bashkëpunuar dhe duke u angazhuar për të synuar formimim e njerëzve të pjekur dhe të aftë për shoqërinë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Nunci Apostolik Mons. Luigi Bonazzi vuri theksin në sfidat e arsimit sot dhe rolin e Papa Franceskut nëpërmjet këtij Pakti.
“Papa Francesku ka treguar se ai nuk është vetëm një udhëheqës shpirtëror i kishës katolike por është edhe një lider që po e drejton njerëzimin për të përballuar sfidat e sotme jo vetëm në arsim me vizionin për të ardhmen globale, duke e parë realitetin me sytë e tij, duke shkuar edhe më tej për të krijuar një aleancë të gjerë edukative duke u bashkuar së bashku. Pakti Global për Edukimin është një udhëzues i vlefshëm për secilin prej nesh”, deklaroi Mons. Bonazzi.
Takimi u moderua nga Referenti i Shkollës “Shën Jozefi Punëtor” pranë KKEKSH Albert Mëlyshi i cili solli në vemendje një ndër thëniet më të rëndësishme të Aristotelit “Të edukosh mendjen pa edukuar zemren, nuk është edukim.
Ndër 4 fjalët më të rëndësishme mbi të cilat duhet të ndërtohet kolona e edukimit, Presidenti i Shkollës njëherësh Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta vecoi: pasionin, empatinë, simpatinë dhe dashurinë, të duhet të jenë tërëssisht të ndërlidhura me njëra-tjetren.
“Pakti Global për Edukimin është një sfidë e rëndësishme. Papa Francesku na ka ftuar të gjithëve që të jemi instrument për ruajtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, shoqërisë. Institucionet arsimore duhet të lidhin besën për të ndërtuar së bashku këtë fshat dhe për të zbatuar Paktin Global të Edukimit.Edukimi është një përgjegjësi e përbashkët, dhe të vetëm nuk mund t’ ia dalim, ndaj duhet të jemi bashkë për të arritur këtë qëllim.
Të gjitha shkollat publike dhe jopublike, prindër dhe mësues duhet të kemi besim tek institucionet për të krijuar një Pakt për Edukimin për brezin e ri këtu në Shqipëri dhe jo vetëm. Edukimi në të gjithë globin është një katastrofë ndaj është ky Pakt është një domosdoshmëri dhe të krijojmë së bashku projekte ndryshimi duke synuar përmirësimin e edukimit jo vetëm në shkolla por edhe në familje”, deklaroi Ipeshkvi Gjergj Meta duke vënë theksin në dëgjimin edhe të zërit të nxënësve sic ishte dhe rasti më i fundit i maturantëve, të cilët protesuan për provimet e matures.
Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Bardhok Pulaj e vlerësoi Paktin Global për Edukimin si një këmbanë që na thërret të orientohemi të gjithë bashkë drejt edukimit.
“Pakti Global për Edukimin është një këmbanë për shoqërinë e sotme njerëzore. Ky pakt na thërret të orientohemi për edukimin, duke i dhënë rol të rëndëishëm familjes, barazisë por edhe dëgjesës së zërit të më të voglit Në qendër të edukimit jemi natyrisht ne mësuesit. Para eje sot bien 2 këmbana ajo e mësuesit si edhe ajo e zyrtarit të arsimit. Edukimi është dhe duhet të jetë një mission kombëtar i të gjithëve. Kemi bërë shpesh eksperimente me arsimin, por alternativa më e sigurtë mbetet kthimi tek shpirti.
Janë bërë ndryshime të shpeshta në programacionet shkollore, por duhet të ndryshojmë mënyren e komunikimit. Të kuptojmë tendecat e së ardhmes dhe të mos gënjehemi nga shkëlqimi i përiptë i teknologjisë. Shkolla “Shën Jozefi Punëtor” është model i seriozitetit, punës, bashkëpunimit me komunitetin dhe që duhet marrë shembull edhe nga shkollat publike për të arritur aty ku duhet me edukimin dhe përmbushjen e misionit tonë”, theksoi kreu i Arsimit Rajonal Bardhkok Pulaj.
Ana Zakaria , inxhiniere dhe konsulente e pavarur në arsimin dhe aftësimin profesional, vlerësoi rolin e shkollave profesionale për edukumin e brezit të ri duke nxitur dashurinë për punën.
“Pakti Global për Edukimin është një testament, këshilla që duhet t’i lexojmë secili prej nesh dhe të ripozicionohemi apo riformatohemi duke thirrur pasionet me dashuri. T’i orientojmë fëmijët drejt pasionëve dhe jo t’i detyrojmë në zgjedhje, pasi nëpërmjet orientimit drejt profesionit dhe punës e njohin më mirë vetveten dhe aftësohen më mirë. Zbuloni dhe ushqeni pasionin e fëmijëve tuaj!” është ky apeli me të cilin u drejtohet prindërve dhe mësuesve konsulentja Zakaria.
Në 59 institucione arsimore dhe tek rreth 8 000 nxënës pjesë e rrjetit KKEKSH, ky pakt ka jetur vend, sic theksoi koordinatorja e KKEKSH, Moter Teuta Buka.
“Me Paktin Global për Edukim Papa Francesku nuk thërret vetëm shkollat katolike por të gjithë globin. Papa na ka ftuarqë t’i japim përgjigje katastrofës globale të edukimit, duke vendosur në qendër të vëmendjes fëmijët. Edukimi është një e mirë publike, ku secili duhet të japë kontributin e tij. Ndaj janë të rëndësishme 4 angazhime-rrjeti bashkëpunimi: rritja e bashkëpunimit, rrjett brenda shkollës; rrjeti mes shkollave katolike; rrjeti rreth bashkimit të fëmijëve si edhe përfshirja në ecje edhe e besimëve të tjera. Madje Imzot Angelo Massafra i ka kërkuar Këshilit Ndërfetar në Shqipëri ngritjen e një komisioni të përbashkët për edukimin”, deklaroi Motër Teuta Buka.
Në fund të takimit u përcollen edhe mesazhe nga nxënësit e shkollës nëpërmjet një videomontazhi.
Të gjitha diskutimet si edhe mesazhet e të pranishmëve në këtë takim u përqëndruan në 7 propozimet themelore udhërrëfyese për edukimin nga Papa Francesku:
Vendosni në qendër të cdo procesi edukativ personin, vlerën dhe dinjitetin e tij.
Angazhohuni për të studiuar dhe gjetur mënyra të tjera për rritjen dhe progresin në shërbim të përsonit dhe familjes njerëzore.
Të edukojmë dhe të edukohemi për të mirëpritur më të dobëtit dhe të margjinalizuarit.
Promovoni pjesëmarrjen e plotë të vajzave në edukim.
Konsideroni familjen si edukatorin e parë dhe të domosdoshëm.
Mbrojeni dhe kultivoni shtëpinë tonë të përbashkët.
Dëgjoni zërin e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve. /Nga Lindita KOKAJ/